Tempulli Ekambaresvarar

Gopurami i Tempullit Ekambareswarar

Tempulli Ekambareswarar ose Tempulli Ekambaranathar (në gjuhën tamile: ஏகாம்பரநாதர் கோயில் = Arulmigu Kanchi Ekambaranathar Thirukoil) është një Tempull Hindu kushtuar Shivës, i vendosur në qytetin e Kanchipuramit të shtetit indian Tamil Nadu. Tempulli është i vendosur në pjesën veriore të tij dhe është tempulli më i madh i Kanchipuramit.[1] Gopurami (kullë e portikut tempullor) i tempullit është 59 m i lartë, që përbën një nga gopuramët më të mëdhenj në Indi.[2] Është një nga pesë tempujt kryesor të Shivës ose Pancha Bootha Sthalamët (secili prej të cilëve përfaqëson një element natyror) duke përfaqësuar elementin Tokë. Katër tempujt e tjerë në këtë kategori janë Thiruvanaikaval Jambukeswara (uji), Chidambaram Natarajari (qielli), Thiruvannamalai Arunachaleswara (zjarri) dhe Kalahasti Nathar (era). Është gjithashtu një nga 275 Paadal Petra Sthalamët, ku të katër shenjtët më të nderuar shaivitë, nayarët kanë thurur vargje për këtë tempull. Tempulli është një nga tërheqjet më të shquara të qytetit.[3]

  1. ^ Let's Go India and Nepal, 8th Ed. fq. 585. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Dr. Manohar Sajnani: [http://books.google.com/books?id=nxtnsT8CdZ4C Encyclopedia of tourism resources in India]; Volume 2, 2001, isbn 81-7835-014-9, fq. 305
  3. ^ Madan Gopal: India through the ages; 1990, fq. 177

© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search